• PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

  • PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

  • PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

Pyetje të shpeshta për Projektin Për një Drejtësi pa Vonesa

 

 

 

 1. Cilat janë parimet në të cilat mbështetet Projekti Për një Drejtësi pa Vonesa ?

 

 - Gjyqtarët marrin në dorë administrimin e çështjes

 - Nuk tolerohen vonesat e panevojshme dhe shtyrjet e pa justifikuara të seancave gjyqësore

 - Për ecurinë e çështjeve bëhet një pregatitje paraprake

 - Përdoren tregues sasiorë për të matur progresin e gjykatës për të shkurtuar kohëzgjatjen e gjykimeve

 - Përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe pjesëmarrësit e tjerë në gjykim angazhohen t’i përgjigjen në kohë gjykatës

 

 

  2. Çfarë është Menaxhimi Aktiv i Çështjeve ?

 

Në qendër të idesë së “menaxhimit aktiv të çështjeve gjyqësore” qëndron qasja sipas së cilës vonesat e panevojshme duhet të shmangen, datat e gjyqeve duhet të jenë të përcaktuara dhe të pandryshueshme, gjyqtari duhet të bëjë të qartë se cilat janë pritshmëritë e tij për çdo seancë nga avokatët, prokurorët, çdo palë në gjykim , si dhe cilat veprime që do të ndërmerren nga gjyqtari nëse këto pritshmëri nuk përmbushen. Kjo qasje kërkon më tepër vullnet, lidership të mirë të gjykatës dhe arsytim praktik sesa zbatimin e ndonjë dispozite ligjore. Këto parime janë të njëjta, si në sistemin e të drejtës zakonore, ashtu edhe në sistemin e kodit civil. Shembuj të përmirësimit thelbësor në dhënien e drejtësisë mund të gjenden në gjykatat në mbarë botën.

 

 

  3. A nevojiten ndryshime ligjore për zbatimin e këtij projekti ?

 

Jo. Ky projekt kërkon vetëm marrjen disa masave të arsyeshme, praktike dhe logjike të cilat pengojnë sjelljet abuzive dhe vonesat e panevojshme në gjykime. Masat e marra nga gjykatat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe mbështeten edhe në parimin e përgjithshëm të drejtësisë se çfarë nuk është e parashikuar nuk është e ndaluar. 

 

 

  4. Në ç’mënyrë matet progresi ?

 

Para së të nisë projekti në një gjykatë të caktuar, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe USAID-i mbledhin disa të dhëna bazë nga dosjet gjyqësore. Pas kësaj, progresi i gjykatës matet duke krahasuar të dhënat fillestare me ato të mbledhura gjatë dhe në përfundim të projektit.

 

 

  5. Sa zgjat projekti në një gjykatë ?

 

Udhëheqja dhe ndihma e partnerëve vendas dhe ndërkombëtarë për një gjykatë zgjat nga gjashtë deri në nëntë muaj. Kjo është kohëzgjatja përsa i përket mbështetjes nga jashtë. Megjithatë, gradualisht qasja dhe metodologjia e Projektit bëhet pjesë e punës së përditshme të gjykatës. Pas pak muajsh, gjykata zbaton në pavarësi parimet e menaxhimit aktiv të çështjeve.

 

 

  6. Çfarë ndodh kur përfundon projekti ? 

 

Të gjithë gjyqtarët e përfshirë në këtë nismë bëjnë pjesë të veprimtarisë së tyre qasjen Për një Drejtësi pa Vonesa dhe vazhdojnë të zbatojnë masat që evitojnë vonesat edhe pasi projekti ka përfunduar. 

 

 

Evente të ardhshme

No events