• PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

  • PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

  • PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

Projekti "Për një drejtësi pa Vonesa” ka nisur në shkurt të vitit 2015 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë. Në dhjetor 2015, gjykata evidentoi si probleme të vonesave kryesisht mungesën e palëve në gjykim, për shkak të mosparaqitjes së palëve, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore. Për këtë, në shkurt  2016, Gjykata zhvilloi një takim me përfaqësues të prokurorisë dhe avokatisë në rreth. Në muajin mars, gjykata planifikon të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha institucionet vendore për të marrë edhe angazhimin e tyre për të mos shkaktuar vonesa në procese.