• PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

  • PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

  • PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

Menaxhimi aktiv i çështjes nënkupton mbikëqyrjen aktive dhe të vazhdueshme të gjykatës mbi ecurinë e proceseve gjyqësore.

Me rëndësi për konceptin e menaxhimit aktiv të çështjeve gjyqësore është të kuptojmë se, me ndihmën e administratës gjyqësore, gjyqtarët duhet të “marrin në dorë” procesin e zhvillimit të një çështjeje gjyqësore që nga momenti i regjistrimit deri në zgjidhjen e saj me një vendim të formës së prerë. Çdo pjesëmarrës në gjykim (përfshirë edhe institucionet shtetërore) ka role specifike që duhet të respektohen, dhe është përgjegjësia e gjyqtarëve që ta udhëheqin këtë nismë. Rritja e kontrollit gjatë ecurisë së një çështjeje mund të ndikojë në një advokim më efektiv për të gjithë palët në gjykim.

Ka disa grupe udhëzimesh për menaxhimin aktiv të çështjeve, përfshirë CEPEJ dhe CourtTools. Në përgjithësi, nismat për menaxhimin aktiv të çështjeve duhet:

       1.  Të sigurojnë që gjyqtarët ndërmarrin një rol për menaxhimin aktiv të çështjeve

       2.  Të zbatojnë afatet kohore për paraqitjen e provave

       3.  Të prezantojnë politika strikte për të pakësuar shtyrjet e seancave

       4.  Të sigurojnë që proceset tipike gjyqësore të kenë nevojën e vetëm dy seancave dëgjimore

       5.  Të sigurojnë që procedurat janë në përputhje me kompleksitetin e çështjes

       6.  Të aplikojnë teknika të ndërhyrjes së hershme (p.sh. takime paraprake midis palëve)

       7.  Të prezantojnë formate standard për vendimet e shkruara, aty ku është e mundur

       8.  Të përfshijnë monitorimin dhe vlerësimin e performancës

       9.  Të nxisin përdorimin e teknologjisë së informacionit aty ku është e mundur.

Përgjithësisht, për zbatimin e këtyre parimeve nevojitet vullnet, lidership nga gjyqësori dhe arsyetim praktik. Këto parime janë të njëjta si në sistemet common law ashtu edhe në sistemet e të drejtës civile, dhe shembuj të përmirësimit thelbësor në dhënien e drejtësisë përmes nismave të tilla mund të gjenden në gjykata në mbarë botën.