• PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

  • PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

  • PËR NJË DREJTËSI PA VONESA

 

Projekti “Për një Drejtësi pa Vonesa” është një nismë e cila synon rritjen e efiçencës së proceseve gjyqësore në Shqipëri. Gjyqtarët dhe personeli gjyqësor, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendas, analizojnë shkaqet e vonesave në procese dhe marrin përsipër një planifikim e administrim më të mirë të çështjes, duke forcuar bashkëpunimin me palët në gjykim, përfshirë dhe institucionet shtetërore. Zbatimi i kësaj nisme kërkon përdorimin e teknikave të menaxhimit aktiv të çështjeve dhe nisma gëzon mbështetjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Ky projekt u ideua dhe themelua nga dy organizata ndërkombëtare, USAID/JuST Project dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në vitin 2013. Pas disa studimeve të kryera për efikasitetin e seancave gjyqësore dhe përdorimin e sallave të gjykimit, të dy organizatat arritën në përfundimin se me anë të disa masave praktike, pa nevojën e ndryshimeve ligjore, gjykatat mund të përmirësonin produktivitetin e proceseve duke reduktuar vonesat e panevojshme në gjykime. Kjo qasje u zbatua në mënyrë të suksesshme në gjykatat pilot të Krujës dhe Korçës dhe më vonë në gjykatat e Pukës dhe Tropojës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë e kanë mbështetur fuqimisht këtë nismë që nga konceptimi i saj.

 

Mbështetja e vazhdueshme dhe përpjekjet e palodhura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë kanë qenë thelbësore për suksesin e nismës dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe USAID-i u janë shumë mirënjohës.

 

Ndërmjet viteve 2016 dhe 2019, Projekti “Për një Drejtësi pa Vonesa” do të zbatohet në të gjitha gjykatat e rretheve të Shqipërisë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe nga Projekti i USAID-it “Drejtësi për të Gjithë.”

 

Në fazën e tretë, projekti do të zgjerohet në të gjitha gjykatat administrative, në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe në të gjitha gjykatat e apelit të rretheve, me financim nga projekti i USAID-it “Drejtësi pa Vonesa” dhe zbatuar nga projekti i USAID-it “Drejtësi pa Vonesa” së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron t’i shprehë mirënjohjen e saj të thellë Z. David LaFlamme, ish Këshilltar i Lartë Ligjor i Prezencës, për entuziazmin e treguar për këtë projekt dhe për punën e palodhur për krijimin e kësaj faqeje interneti.

 

 

PARATHËNIE

Puna me gjyqtarët dhe stafin mbështetës, teksa të gjithë u ulën bashkë dhe gjetën zgjidhje logjike për të reduktuar vonesat e panevojshme të gjykatave, nxori në pah dy aspekte. Së pari, kur të gjithë punojnë drejt një qëllimi të përbashkët për të përmirësuar gjykatat, suksesi është i menjëhershëm. Përmirësimet ishin të ndjeshme në të katërta gjykatat ku u ndërmor nisma “Për një Drejtësi pa Vonesa”. Së dyti, dëshira e gjyqtarëve për t’i ndarë përvojat e tyre praktike me kolegët e tyre u vu re kudo. Drejtuesit e gjykatave treguan entuziazëm të vërtetë në ndihmë të njëri-tjetrit për t’i shërbyer më mirë anëtarëve të komuniteteve të tyre. Kjo përvojë përbën një zhvillim pozitiv për të rritur besimin në sistemin gjyqësor.

John A. Carver

Drejtor i  Projektit  USAID/JuST (2010-2015)

 

 

 

 

 

Përvoja e Prezencës me nismën “Për një Drejtësi pa Vonesa” në katër gjykata tregoi se ndryshimet ligjore përbëjnë vetëm një nga mundësitë për rritjen e efiçencës gjyqësore. Marrja e situatës në dorë përmes masave praktike që synojnë një planifikim efektiv të seancave, sigurojnë që palët të vijnë të përgatitura në gjykim dhe mënjanojnë vonesat e panevojshme, ka provuar se funksionon më së miri. Për mua, ishte nder të punoja me gjyqtarët dhe stafin gjyqësor të Krujës, Korçës, Pukës e Tropojës, si dhe të isha dëshmitare e një angazhimi serioz për të arritur gjykime më të shpejta, çka ndikon në rritjen e besimit të qytetarëve në gjykata.

 

 

 

 

 

Fiorentina Azizi

Shefe e Departamentit të Ligjit dhe të të Drejtave të Njeriut (2011-2015)

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

 

 

 

 



 

 

Evente të ardhshme

No events

Partnerët tanë